Site icon PrishtinaPress

Halil Geci tregon se vëllai Fadili ka udhëtuar në Hagë për të dëshmuar rreth komunikatës 59

Halil Geci në llogarinë e tij në ‘facebook’ ka njoftuar se vëllai i tij, Fadil Geci, ka udhëtuar drejt Hagës për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

Sipas asaj që ka shkruar Halil Geci, Fadil Geci do të dëshmojë për komunikatën 59, që familja Geci ka akuzuar në vazhdimësi ish-presidentin Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

ERDHI DITA KUR GJYKATA E KOSOVËS DO TA ZBARDHË TË VËRTETËN E KOMUNIKATËS 59, TË SHKRUAR NGA  HASHIM BROJA

Sot  erdhi dita e shumëpritur për të fluturuar për në Hagë, në Gjykatën Speciale të Kosovës, dëshmitarit dhe buldozherit të  luftës dhe politikës rugoviane,  vëllat tonë, Fadil Geci.

Dëshmia e tij do të jetë e hapur,që ta dinë e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë dekleratën e gjeneral Rexhep Selimit ku thotë se: “Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit: “ Pse ke shkruar të pavërteta”,përgjigjja e Polarit ishte :” Po du me i shkatrrue”.

  Këtë të vërtetë para Gjykatës duhet ta dëgjojë me vëmendje edhe kryeministri Kurti që ta dijë se Abedin Rexha ka vdekur, e jo siç thotë ai kinse është  vrarë në malet e Kllodernicës.

Për ta zbardhur komunikatën nr 59, është punuar qe 26 vite nga të gjithë ne – vëllezërit Geci.

Ne vitin 1998, pas shkrimit të kësaj komunikate famëkeqe dhe ogurzezë, vëllai ynë Fadil Geci kishte shkuar ne Brojë në shtëpinë e Hashim Thaqit për të kërkuar sqarime rreth kësaj komunikate të pabazë e të paskrupullt.

Aty ishte takuar me babanë e Hashim Thaqit dhe vëllanë e madh të Hashim Thaqit, Gani Thaqin.

Tani për t’i sqaruar këto takime rreth kësaj komunikate, vëllanë tonë Fadil Gecin, e ka ftuar Gjykata Speciale.

 Vlen të theksohet se pas kësaj komunikate,vjen reagimi i Shtabit të Drenicës dhe të gjitha dëshmitë ia kemi dërguar edhe Adem Demaqit dhe Albin Kurtit përmes tre personave që të tre janë gjallë: Rrustem Suhadolli nga Mitrovica, Merita Kajtazi  nga Tamniku dhe një personn tjetër me mbiemrin Babaj e që për arsye personale, nuk po ia përmendim emrin.

Tani e lusim Kryministrin Republikës së Kosovës që ta përcjellë dëshminë e të mos jetë propagandues i grupeve Marksiste-Leniniste!

Të gjithë ata që kanë “marrë në thua” në ne, kanë përfunduar si është më së keqi. Dikush ka mbetur në Hagë e disa nën hije të mrizit,e disave Zoti i madh ua ka marrë shpirtin pa të keqen e askujt!

Dhe për në fund, jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë se afër tri dekada kemi luftua fyt për fyt me tradhtarë,për ta zbardhur të vërtetën, eh pra  sot i erdhi dita që të zbardhet e vërteta rreth Komunikatës 59.

Komunikatë kjo, THAÇISTE dhe si pasojë e kësaj Komunikate i kemë të vrarë dy shokë dhe të plagosur dy vëllezër.

Exit mobile version