Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit, në duelin e xhiros hapëse të kësaj jave në Premier League.
Sfidën e ka zhbllokuar sulmuesi, Erling Haaland, duke realizuar në minutën e 26-të.
I gjithë aksioni rodhi pas një gabimi nga portieri Alisson, i cili nuk degazhoi siç duhet topin, të cilin e mori mbrojtësi Nathan Ake dhe pas një kalimi fantastik e gjeti sulmuesin norvegjez, me këtë të fundit që nuk gaboi nga afërsia.
Haaland është zyrtarisht tani lojtari më i shpejtë për të arritur 50 gola në Premier League, atij iu deshën vetëm 48 ndeshje.