4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hakmarrja motiv i krimit në Podujevë? Personi i arrestuar për vrasje ishte rrahur dhe plagosur para një viti nga Breznica me shokë

Valmir Breznica, 34-vjeçar mbeti i vrarë dje në Podujevë. Sipas dëshmitarëve, ai u privua nga jeta në sy të djalit të tij 4-vjeçar, teksa i mbeti e plagosur gruaja. Dyshimet e para janë se vrasja u krye në bashkëkryerje. Dorasi dyshohet të jetë një i mitur, teksa një person tjetër është arrestuar tashmë nga policia e Kosovës.

Arsim Syla, nga fshati Gllamnik është vënë në pranga të Policisë, teksa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.

Pikërisht Syla para një viti ishte plagosur në Podujevë pas përleshjes në mes të dy grupeve. 

Sipas raportimeve, ai pati marrë plagë nga arma e zjarrit në të dyja këmbët.

Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”  në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, pati thënë asokohe, zëdhënësi i policisë, Agron  Borovci.

Siç raportonin mediat lokale në Podujevë, dyshohej se personat që e kanë sulmuar i  kanë shkuar edhe në QKUK.

Në raportimet e mediave para një viti lidhur me rastin e Sylës u përmend edhe emri i Valmir Breznicës që u vra dje. 

Sinjali raporton se i dyshuari që ra në prangat e Policisë dhe personi që mbeti i vrarë njiheshin prej kohësh dhe sipas informacioneve të para, dyshimet lidhen me hakmarrje. Syla, që u arrestua mbrëmë, ishte plagosur dhe sulmuar vitin e kaluar nga disa persona, në mesin e të cilëve ishte edhe i vrari, Breznica.

E pas dy muajsh në arrati, Brenica u pati arrestuar nën dyshimet për “lëndim të rëndë trupor”. 

E rasti i fundit ku Breznica u vra dhe gruaja iu plagos, po shihet si hakmarrje nga Syla, për plagosjen dhe rrahjen që iu bë para një viti nga grupi ky viktima bënte pjesë. 

Kush dyshohet se e ndihmoi dorasin për ta kryer veprën?

Sinjali sot raportoi se i dyshuari që tashmë është arrestuar, Arsim Syla, ka qenë bashkë me dorasin pak para se të ndodhte krimi, duke e planifikuar vrasjen e 34-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në vend nga të shtënat me armë zjarri.

Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Gllamnik dhe i njëjti më pas është prangosur e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për të zbardhur rrethanat e rastit tragjik.

Për këtë rast tragjik janë deklaruar edhe sot nga Policia e Kosovës, me ç’rast e kanë konfirmuar arerstimin e të dyshuarit dhe bastisjen që është kryer.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë vazhduar në lokacionin e cekur me ç’rast në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete, ndërsa viktimës femër  pasi i është dhënë ndihma mjekësore është dërguar për hospitalizim në QKUK.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të  personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën procedurë hetimore.”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Policia sot.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe axha i “Dhisë” Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

”Tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica, axha i viktimës nga vrasja e sotme.

”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.

”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.

”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img