Site icon PrishtinaPress

Hakmarrja e Putinit ndaj civilëve, Kyivi sot u bombardua me 75 raketa

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm. Sulmet e njëpasnjëshme ndodhën vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë.

Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 75 raketa janë lëshuar nga forcat ruse.

Të paktën tetë civilë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse me raketa këtë mëngjes në Kyiv. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrit të brendshëm ukrainas, raporton BBC.

Sakaq bëhet me dije se bombardimet ruse kanë dëmtuar 15 automjete në kryeqytetin ukrainas.

Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 75 raketa janë lëshuar nga forcat ruse deri më tani në valën e sulmeve mëngjesin e sotëm.

Gjenerali Valeri Zaluzhnyi tha në një mesazh në Twitter se 41 prej tyre janë neutralizuar nga forcat ajrore.

BBC nuk mund të verifikojë këtë informacion, por sipas gazetarëve janë dëgjuar shpërthime edhe nga qytete të tjera anembanë vendit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se forcat ruse kishin shënjestruar energjinë dhe civilët në valën e sulmeve me raketa mëngjesin e sotëm, shkruan The Guardian.

“Mëngjesi i sotëm ishte i vështirë. Kemi të bëjmë me terroristë. Dhjetra raketa, “Shahids” iraniane. Ata kanë dy objektiva. Objektet energjetike – në të gjithë vendin. Rajoni i Kievit dhe rajoni Khmelnytsky, Lviv dhe Dnipro, Vinnytsia, rajoni Frankiv, Zaporizhzhia, rajoni Sumy, rajoni i Kharkiv, rajoni Zhytormyr, rajoni Kirovohrad, në jug. Ata duan të krijojnë panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik. Objektivi i dytë janë njerëzit. Qëndroni në strehimore. Ndiqni rregullat e sigurisë. Dhe mbani mend gjithmonë: Ukraina ishte këtu përpara se të shfaqej ky armik, Ukraina do të vazhdojë të jetë edhe pas armikut”, tha Zelensky./Prishtinapress/

Exit mobile version