1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haki Rugova dyshohet edhe për korrupsion, bashkëpuntorët e kryetarit thonë se u arrestua për motive politike

Dyshohet se iu dha tokë të Komunës familjarëve, arrestohet kryetari i Istogut, bashkëpunëtorët e tij thonë se ndalimi iu bë për motive politike.

Po vazhdon punën normalisht.

Por është pikërisht ky gurthyes, arsyeja e arrestimit të kryetarit të Istogut, Haki Rugovës nga Policia e Kosovës, një natë më parë.

I njëjti dyshohet se ia dha në shfrytëzim një parcelë publike familjarëve të tij, të cilët ushtrojnë këtë veprimtari.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigjie nga familjarët e Rugovës, por të njëjtit përmes telefonit i thanë ekipit të televizionit që nuk duan të komentojnë zhvillimet.

Veç Rugovës, Policia ka ndaluar për 48 orë edhe ish-nënkryetarin e komunës dhe në zyrtar tjetër.

Mbi ta po rëndojnë disa vepra penale.

Megjithëkëtë dikush po beson që veprimet e zyrtarëve komunalë ishin tërësisht ligjore.

Nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj po thotë që vendimin për këtë parcelë e ka marrë asambleja komunale.

Rrjedhimisht sipas tij, kryetari është i pafajshëm.

Madje Ademaj po thotë që njëjtë si kryetari do të vepronte edhe vet.

Ai po i ndërlidh gjithë këto zhvillime me zgjedhjet lokale.

Ata që ia besuan votën për tri mandate, po besojnë edhe në pafajësinë e kryetarit.

Por dikush po mendon që ekziston një arsye që kryetari i tyre u ndalua nga Policia.

Kjo nuk është hera e parë që Rugova përballet me drejtësinë. Ai është duke u gjykuar nga Gjykata e Pejës për veprën penale të konfliktit të interest.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img