1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haki Demolli i ofron bashkëpunim Ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi

Problemi i demarkacionit nuk i ka penguar Ministrit të FSK’së, Haki Demolli të kërkojë thellimin e bashkëpunimit me Malin e Zi. Këtë e ka bërë në një takim që ka pasur Demolli me Ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Kjo bisedë është zhvilluar në takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5 –SHBA, që është zhvilluar në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë.
“Gjatë takimit ministri  Boshkoviq ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes në të gjitha sferat në interes të zhvillimit të FSK-së. Ministri Demolli i uroi atij detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e mbështetjes reciproke në kuadër të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së FSK’së:
 
Në kuadër të margjinave të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5 –SHBA, që është zhvilluar në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë, ministri i FSK-së zoti Haki demolli ka pasur disa takime të rëndësishme dypalëshe me homologët e tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë takim.Në kuadër të takimeve bilaterale Ministri Demolli ka pasur takim njohës me Zëvendëskryeministrin njëherësh Ministrin e ri të Mbrojtjes së Kroacisë zotin Damir Krstiqeviq.
Në takim është theksuar gatishmëria e thellimit të bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, me këtë rast  pala kroate ka shprehur gatishmërinë për mbështetje edhe të kërkesave tjera nga Kosova që ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.Në kuadër të takimeve dypalëshe, ministri Demolli pati takim njohës edhe me ministrin  e ri të mbrojtjes së Malit të Zi zotin Predrag Boshkoviq.
Gjatë takimit ministri  Boshkoviq ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes në të gjitha sferat në interes të zhvillimit të FSK-së. Ministri Demolli i uroi atij detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e mbështetjes reciproke në kuadër të synimeve të përbashkëta.
Ministri Demolli po ashtu në kuadër të takimeve bilaterale në këtë samit, pati takim edhe   me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë. Në takim dy palët ranë dakord për hartimin e planit bilateral të bashkëpunimit për vitin 2017.Në këto takime ministri i  FSK-së  zoti Haki Demolli ishte i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për  Politika dhe Plane zoti Faruk Geci dhe shefi i  Kabinetit të Ministrit  Demolli, zoti Latif Leka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img