Site icon PrishtinaPress

Haki Abazi: VV-ja po bën thirrje për vëllavrasje

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka thënë se partia në pushtet po bën thirrje për vëllavrasje.Këtë reagim Abazi e ka bërë në rrjetin social Facebook, ndaj postimit të LVV-së për përleshjen fizike që ndodhi në Kuvend.

Tutje, Abazi është shprehur se reagimi i LVV-së i hedh benzinë situatës. Përveç kësaj, ai ka thënë se komunikata e partisë në pushtet thërret për destabilizim të jetës.

Exit mobile version