Site icon PrishtinaPress

Haki Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine bashkëpunëtorëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, që veç para disa ditësh mbronte “ngjyrat” e VV-së, Haki Abazi, siç duket e ka marrë me shumë qejf punën e opozitarit.

Ai sot në një status ka hedhur disa tallje në drejtim të kryeministrit Kurti. Këtij të fundit ia ka përmendur qenin tapall në QKUK, që tanimë kryeministri e përdorte si metaforë në premtimet e tij në fushatën elektorale

Madje përmendi edhe shprehjen tjetër të Kurtit, kur akuzonte ish-presidentin Thaçi se ka vendosur “thikat mbi harta”.

Tani Abazi thotë se Kurti këto thika ua ka futur pas shpine bashkëpunëtorëve.

“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!

Kjo është thënë para dy viteve, nuk është risi kur e ke fut bishtin mes këmbëve. “Institutet” që konstatojnë gjendje, janë autoparlant për justifikim të dështimit dhe frika që populli po e kupton që edhe ky me thika është! Lajçaku është kurban i vonuar, dështimi nuk fshehet më!

Çështja është serioze, nuk bën me u zgërdhi, njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, po ikin e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, atje ku i shërbehet parajsës së zotnisë sepse nuk duan të jenë dëshmitarët e zhgënjimit dhe falsifikimit të historisë para syve të tyre!Vazhdojmë vazhdimin me qenin tapall në QKUK!

Exit mobile version