2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haki Abazi: Të bëhet reforma zgjedhore, presidenti të zgjidhet nga qytetarët

Deputeti i LVV, Haki Abazi, ka folur për reformë zgjedhore duke propozuar Ligjin e ri për zgjedhjet.

Ai ka thënë se ka reforma zgjedhore është stërzgjatur për mungesë të vullnetit politik.

Deputeti i LVV-së, ka thënë se procesi i numërimit të votave duhet të digjitalizohet pasi aty komisionerët bëjnë pazare me votën e qytetarëve.

Ai ka kërkuar që poashtu presidenti të zgjidhet nga qytetarët e jo ndërmjet kuvendit sikurse është zgjedhur deri më tani.

“Kishim një delegacion nga Australia që mbulon Kosovën. Në këtë të premte do të flasë për reformën zgjedhore. Me 1 korrik kuvendi pat themeluar komisionin për reformë. Ky proces është stërzgjatur në mungesë të vullnetit politik. Po iu thërras të përcillini me kujdes këtë proces sepse është i vetmi ligj që vullneti i qytetarëve të mos deformohet. Ligji qe kemi ka lejuar deformimin për shkak të mungesës së mekanizmave. Masakrimi i votës ndodh në momentin e numërimit ne atë koment komisionerët bëjnë pazare se kujt do ti takojnë votat politike. Ligji i ri duhet ta largojë këtë manipulim. Puna e parë që duhet të bëhet është dixhitalizmi i sistemit zgjedhor. Një pjesë e madhe e rajoneve mbetet e papërfaqësuar. Çështja tjetër është zgjedhja e presidentit nëpërmjet votës së qytetarëve. Ligji zgjedhor do të parasheh përzgjedhjen e kandidatëve në listën e kandidatëve. Duhet të kemi garë të brendshme mes kandidatëve që të dalin në pah njerëzit me ide dhe vizion. Rikonfirmojë thirrjen për të avancuar demokracinë që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe”, ka thënë deputeti i LVV-së, Haki Abazi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img