Site icon PrishtinaPress

Haki Abazi shpërndan foto të Kurtit si “palaço” në Kuvend, gjatë kohës sa ai po raporton

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i pavarur, Haki Abazi, ka vendosur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës fotografi të kryeministrit Albin Kurti si “palaço”, gjatë kohës sa i njëjti po raporton lidhur me takimin e fundit në Bruksel rreth dialogut Kosovë-Serbi, raporton Express.

Poshtë fotografisë së Kurtit, në fotot që ka shpërndarë Abazi shkruan “Zajednica”.

Ndërkohë, Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, bashkë me deputetin Pal Lekaj kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës me disa lule të kuqe të cilët i kanë shpërndarë për deputetët e ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Exit mobile version