-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haki Abazi shpallë “pavarësinë” nga Kurti: Tani e tutje deputet i pavarur

Deputeti, Haki Abazi të martën njoftoj se i ka ndarë përfundimisht rrugët me kryeministrin Albin Kurti.

Abazi kishte thënë se Kurti në Bruksel është dakorduar me një marrëveshje në Bruksel e cila konzervon rolin e Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe të cilat sipas tij “e fundosin Kosovën”.

Sipas tij Kurti është “vazhdimësia e së kaluarës” dhe jo ndryshimi.

“D.m.th z. Kurti ju jeni vazhdimësia e së kaluarës, ju nuk jeni ndryshimi. Luftën për të eliminuar njerëzit potencial për të udhëhequr me vendin ata e bënë me tytën e pushkës dhe revolës duke i dërguar në varr, Ju keni adoptuar luftën speciale, ushtrinë e facebook dhe rrjetet sociale për të eliminuar, këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. E ke rrethuar veten me njerëzit e pushteteve të kaluara, me vepra penale, nënshkrues të demarkacionit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ke përjashtuar aktivisitët dhe përkrahësit më të devotshëm dhe po i mbronë e po i mbanë afër njerëzit e korruptuar, ata që e shkatërruan urbanizmin, privatizuan e përfituan, dhanë leje për kompensim me villa”, ka shkruar Abazi.

Haki Abazi më nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të VV-së. Ai ka treguar se nga tani do të jetë deputet i pavarur.

“Po nga tutje do të jem deputet i pavarur”, tha Abazi.

Haki Abazi pritet të merret në pyetje nesër për rastin Dehari

Kujtojmë se të enjten e 16 shkurtit, deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka akuzuar partinë e tij se ka dorë në zhdukjen e mostrat të Astrit Deharit. Madje theksoi se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Dehari.

Abazi madje kërkoi që prokuroria ta intervistojë kryeministrin, Albin Kurti, ministren Albulena Haxhiu e të tjerët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img