Site icon PrishtinaPress

Haki Abazi publikon një fotografi, thotë se ka marrë fyerje dhe kërcënime nga një person

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka bërë të ditur se mbrëmë është kërcënuar nga një person.

Në fotografinë e publikuar në Facebook, Abazi ka thënë se fyerje dhe kërcënime ka marrë nga një person i cili shfaqej në fotografi me flamur të Policisë së Kosovës dhe me “mburojë” të PDK-së.

“Fyerje e kërcnime me flamur të policisë së Kosovës mbrapa dhe me mburojë PDK-në”, ka shkruar Abazi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version