-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haki Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, me Kryeministri Kurti të ulur prapa tij, e ka bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në Ohër e asaj që u tha sot në Kuvend. Sipas Abazit, po të nënshkruhej marrëveshja e njëjtë me Serbinë nga një pushtet tjetër, partia e tij do të gjuanin gaz lotsjellës e do të rrotullonin makina. Ai i thotë Kurtit se Qeveria ka dështuar në diplomaci, e këtë e ka shfrytëzuar Serbia. Në fund i kërkoi Kryeministrit arrijë unifikim, por jo duke e sulmuar opozitën me video.

Deputeti Haki Abazi e ka nisur një fjalim të gjatë të tijin në Kuvend me argumentin e Kryeministrit Albin Kurti, se nga marrëveshja e panënshkruar e Ohrit, Serbia e ka njohur de fakto Kosovën.

Abazi thotë se pavarësia e Kosovës është njohur nga organi më i lartë juridik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nuk është e rëndësishme një njohje, siç e quan Kurti, “de fakto” nga Serbia.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka shpjeguar “me terma mjekësorë” se si e sheh ai marrëveshjen për normalizim të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me terma të mjekësisë ajo marrëveshje me 11 pika qëndron kështu: pacienti i sëmurë për dy vite reziston, se ashtu janë portretizuar dy palët. NË fund i kanë ulur për ineksione. Pesë pikat e para janë pambuku me alkool. Pika e gjashtë është ku tregohet se kemi me marrë doza të tjera, do të thotë me vazhdu dialogu. Pika e shtatë është pyetja ‘a po te dhemb shumë’. ‘Po dhemb, por vazhdojmë’. Pika 10 është ‘prit edhe pak se u kry’. Do të thotë, këtu qëndrojmë ne, nuk ka njohje de fakto në vitin 2023, kur kjo ka ndodhur në vitin 2010”, ka thënë Abazi.

Abazi tha se Qeveria Kurti ka dështuar me diplomaci në kryeqendrat perëndimore dhe këtë e ka shfrytëzuar Serbia.

“I kemi lënë hapësirë Serbisë që t’i ndërtojë pozicionet e veta. Në daç në Kongresin Amerikan, në daç në Senatin amerikan, në daç në cdo qendër të Bashkimit Evropian”,

Abazi ka thënë se Kosovës nuk i duhet njohja e Serbisë, por njohja e pesë shteteve mosnjohëse të Bashkimit Evropian, të cilat thotë se u dështua të sigurohen.

Deputeti i LV-së është ndalur edhe te fjalia e mëhershme e Kryeministrit Kurti, ku iu tha dy liderëve opozitarë se po i duken si “aktivistë të dorëhequr të LV-së”. Abazi tha se po të bëhej kjo marrëveshja e Ohrit nga një pushtet tjetër, LV-ja do të gjuante gaz lotsjellës për ta kundërshtuar.

“z. Kryeministër, ndjehem i ofenduar kur përmendi aktivistët e dorëhequr e Lëvizjes Vetëcvendosje. Sepse z. Rrustemi ka të drejtë, ndoshta opozita kishin festu me këtë marrëveshje, por Lëvizja Vetëvendosje dhe ata aktivistë kishin gju gaz lotsjellës, kishin rrotullu makina dhe kishin bërë gjëra që e kishin pengu realizimin e kësaj marrëveshjes që ne e kemi nënshkru”, ka thënë Abazi.

Duke kërkuar unifikim politik, Abazi ka thënë se ky nuk mund të arrihet me videot “cka ka, cka s’ka”, që LV-ja i ka bërë për t’i sulmuar opozitarët e tanishëm.

“Nga hidhërimi i madh që mund të jetë nga ky fjalim; nga masat e përjashtimit kur Vuciqi ma përmend mua emrin në Parlamentin e Serbisë, sot është momenti për me reflektu për unifikim. Por, jo unfikim nëpërmjet atyre filmimeve “cka ka, cka s’ka”, por sinqeritetit politik për unifikim kombëtar”, ka thënë Abazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img