Site icon PrishtinaPress

Haki Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se raportet e tij me VV-në filluan të prishen në momentin kur filluan të ndahen postet nëpër komisione parlamentare, e ku sipas tij, kishte padrejtësi dhe favorizime.

Abazi po ashtu ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës dhe njëherit kreun e VV-së, Albin Kurti.

Abazi tha në emisionin Pressing në T7 se i ka qëndruar pranë atij në kohët më të vështira, duke zbuluar edhe detaje të panjohura se Kurti ka qenë në listën e zezë të SHBA-së, që nuk lejon udhëtimin brenda këtij shteti.

“Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë e kam mbrojtur”, thotë Abazi.

Exit mobile version