Site icon PrishtinaPress

Haki Abazi kundër Fitore Pacollit e pro Xhavit Halitit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Haki Abazi janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.

E kjo nisi pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti po kërkonte nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla që të përgjigjej në pyetjet që i parashtroi ai, në mbledhjen raportuese të saj.

Deputetja Pacolli duke tërhoqur vërejtje që të diskutohet për çështje profesionale.

“Ne detyrohemi me e lëshu sallën dhe me e lanë pa kuorum. Kështu që të lutem, e tërheq vërejtjen sepse janë çështje profesionale që ne duhet t’i adresojmë këtu. Është politika e jashtme, është puna e ministres e jo çështje personale të juaja”, ka thënë Pacolli.

E pas kësaj deklarate të Pacollit, ka reaguar kryetari i Komisionit nga VV-ja, Haki Abazi. Ai i tha Pacollit se është e drejtë e deputetëve që të parashtrojnë pyetjet që duan pavarësisht përgjigjeve të ministres.

Ky reagim i Abazit erdhi pas tërheqjes së vërejtjes së Pacollit ndaj deputetit Haliti.

“Ne edhe në të kaluarën kemi pasur tentime për ballafaqim, por është e drejta e secilit këtu me shpreh opinionin e vet. Mendoj që demokraci parlamentare. Haliti i ka mendimet e veta. Është deputet i Parlamentit. Mundemi me gjet rastin dhe me ju përgjigj për ato që janë për t’u përgjigjur këtu, edhe në seancë të mbyllur. Është në diskrecionin e një deputeti të ketë shtruar çështja që mund të jenë çështje e brengosjes së tij apo të saj, ose edhe të anëtarësisë. Kështu që kërkojë mirëkuptim për punën e adresimit prej zonjës Pacolli, Time Kadrijaj që e kërkoi fjalën”, ka thënë Abazi.

Exit mobile version