Site icon PrishtinaPress

Haki Abazi i kapet Armend Mujës, thotë se dha deklaratë skandaloze për ambasadorin Berishaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kritikuar kolegun e tij, Armend Muja në lidhje me rastin e Martin Berishajt ku është raportuar një skandal i madh financiar.

”Deklarata e deputetit Muja në TV Dukagjin sonte me ç’rast kualifikon rastin e ambasadorit Berisha si “skandal për të cilin duhet përgjigjur secili për vete”, është deklaratë skandaloze e papërgjegjshme dhe si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë e denoj dhe distancohem. Ky është një sulm direkt në shërbimin diplomatik dhe integritetin e diplomatëve“, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ai i ka sugjeruar deputetit Muja që të merret me çështje sociale dhe ekonomike, duke shtuar se “fusha e politikës së jashtme kërkon durim disa vite”.

Exit mobile version