Site icon PrishtinaPress

Hakerat rusë sulmojnë faqen zyrtare të familjes mbretërore britanike

Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike ka qenën shënjestër e një sulmi kibernetik, përgjegjës për të cilin mendohet të jetë grupi rus i hakerëve “Killnet”, të cilët postuan në Telegram duke pretenduar se qëndronin pas sulmit.

Royal.uk, faqja zyrtare në internet për informacione rreth mbretit Charles, mbretëreshës Camilla dhe familjes së tyre, nuk funksionoi për rreth 90 minuta të dielën në mëngjes, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas mediave të huaja, nuk bëhet fjalë për hakerim, pasi asnjë përdorues i huaj nuk kishte arritur të kishte akses në sistemet ose përmbajtjen e faqes në internet. Mësohet se në faqen zyrtare të familjes mbretërore u shfaq mesazhi “error-i” dhe vizitorët nuk ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit.

Më vonë, ajo u kthye funksionale përsëri, por me kontrolle shtesë të sigurisë për përdoruesit përpara se t’i lejonin të hynin.

Exit mobile version