Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku sikur ka harruar që është ministër i sportit. Derisa rrjetet sociale po shfrytëzohen me të madhe për t’i uruar fituesit e medaljeve olimpike të Kosovës në Tokyo 2020, vet ministri se tha asnjë fjalë, shkruan Gazeta Express.
Ministri nuk e ka bërë asnjë urim për Distria Krasniqin, e cila të shtunën ia solli Kosovës medaljen e dytë olimpike në xhudo, e as sot për Nora Gjakovën që i siguroi Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike.
Në profilin e Hajrulla Cekut, për këto ditë sa është duke u mbajtur Tokyo 2020 nuk është bërë asnjë postim për t’i uruar Krasniqin e Gjakovën, e ekipin e Kosovës, për sukseset e arritura.
Për garën që po mbahet në Tokyo nga ministria që udhëhiqet nga Ceku kanë shkruar vetëm në profilin zyrtar të kësaj ministre në Facebook.
Aty bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës në Lojërat Olimpike po reprezetohet nga zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.
Aty edhe janë uruar Gjakova e Krasniqi për sukseset.
Për medaljet e arta kanë shkruar anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, përfshirë këtu, kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Fitoret e Kosovës në Tokio 2020 i ka uruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Postimi i fundit që Ceku ka bërë në Facebook ka qenë i disa ditëve më parë, derisa i njëjti ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Në rrjete sociale, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit më herët kishte bërë postime nga kjo fushë, si njëri nga postimet e fundit ku uroi Federatën e Kosovës në basketboll.