Hajredin Hajra i akuzuar për marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, ka bërë kërkesë qe të votohet Kryetari i Degës së PDK-së Sami Lushtaku, Hajredin Hajra mban pozitën e Kryetarit të Nëndegës se PDK-së në Aqarevë.
“Hajredin Hajra akuzohet se në cilësinë e drejtorit të biznesit “Eurokod” SH.P.K., me qëllim të pranimit të ofertës nga autoriteti kontraktues për aktivitetin e prokurimit me titull të kontratës “Dislokimi i varrezave nga traseja e Autostradës R6, segmenti C 2 dhe C 3”, më 17 qershor 2016, në Prishtinë, në kundërshtim me kriteret e dosjes së tenderit dhe njoftimit për kontratë kishte dorëzuar ofertën në bazë të një marrëveshje të kundërligjshme”.
Postimi i Hajredin Hajrës në FB:
Te nderuar bashkë vendas te fshatit Aqarevë duke ju falenderuar nga zemra per perkrahjen qe në vazhdimësi i keni dhënë Partisë Demokratike të Kosoves dhe mua si krytar i nënedeges ,kerkoj nga ju qe edhe kesaj here te rreshtohemi me Partinë Demokratike dhe me kandidatin për kryetar te Komunes per mandatin e ardheshëm 4 vjeqarë Gjeneral Sami Lushtaku ,si nje njeri i deshmuar si ne kohen e luftes ashtu edhe periudhen e pasë luftes ne zhvillimin e Skenderajtë dhe Kosoves .
Nga ana ime e kryetari e ka mbeshtetjen e fuqishme e qe besoi edhe nga ju bashkevendas te fshatit timë Aqareves ,sepse vetem me Partinë Demokratike proceset ecin përpara drejtë zhvillimit te vendit ,me respektë per ju te gjithe bashke do ja dalim edhe ne keto zgjedhje.
Krytari i Nendeges se PDK-së në Aqarevë Hajredin Hajra.
https://www.facebook.com/eurokodi/posts/4131743480237519
Lexoni edhe: