Një burrë është ankuar në Gumnasellë të Lipjanit, se persona të panjohur kanë hapur me forcë dritaren e xhamisë, ku kanë vjedhur një kasafortë në të cilën gjendeshin para të bamirësisë.
Nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.