Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Topliqan të Suharekës ka ndodhur një vjedhje e rëndë në një pronë të AKP-së.
Siç njofton policia persona të pa njohur kanë vjedhur dy pompa uji, një bateri (akumulator) dhe një inventar solar, të cilat ishin të vendosur në një fushë të hapur pronë e AKP-së.
Vlera e dëmit është i konsiderueshëm, mirëpo nuk dihet vlera e saktë. Rasti është duke u hetuar.