3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hajnat thyejnë një xhami në Gjilan, Policia nis hetimet

Një fenomen mjaft shqetësues që po shkakton ankth e pasiguri për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa, institucione e madje duke shkuar kryesit e kësaj vepre edhe deri te vjedhja në objekte fetare.

Një rast i tillë ka ndodhur në xhaminë e fshatit Miresh i Vogël në Gjilan, ku persona ende të paidentifikuar kanë kryer vjedhje brenda objektit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi përgjegjës i xhamisë ka njoftuar se janë vjedhur pajisjet e internetit.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img