-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hajnat s’kanë të ndalur, gruas në Vushtrri ia vjedhin të gjitha stolitë e arit në vlerë të 15 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Agim Zeqiri” në Vushtrri, ku hajnat kanë vjedhur gjësende në vlerë prej mijëra euro.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur së fundmi dhe është denoncuar nga pronarja e shtëpisë, i cila ka raportuar se hajnat kanë vjedhur të gjitha stolitë e artit që kanë gjetur dhe që kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e saj, të dhënë para hetuesve, vjedhja dyshohet se është kryer në javët e fundit, por nuk dihet se kur saktësisht pasi ajo s’i kishte kontrolluar stolitë që prej javësh. Kjo bëri që viktima të detyrohej ta raportojë rastin, me shpresën se Policia do ta ndihmojë në gjetjen e hajnave.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img