Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa, institucione publike e private që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Një rast i tillë është raportuar së fundmi, por këtë herë ka ndodhur në QKUK.
Hajnat ia kanë mësyrë edhe këtij institucioni dhe kanë arritur që të vjedhin 10 dyer te objekti i Pediatrisë së Vjetër.
Dëmi që dyshohet të jetë shkaktuar kap vlerën e rreth 8 mijë eurove dhe rasti është denoncuar nga menaxhmenti.
Burimet e njëjta thonë se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.