0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Hajnat e maskuar grabisin klienten e ProCredit, në parkingun e bankës ia marrin 20 mijë euro

Grabitjet në bankat e vendit nuk janë të rralla dhe kryesisht kryhen nën kërcënimin e armës, metodë kjo përmes së cilës hajnat arrijnë të kapin shuma të mëdha parash. Por pak më ndryshe se zakonisht, ka ndodhur të mërkurën te ProCredit, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku u plaçkit një klient i kësaj banke.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në parkingun e kësaj pike të ProCredit, dy persona të maskuar, ia kanë zënë pritën viktimës, e cila ia kishte mësyrë kësaj banke për të deponuar një shumë të parave prej rreth 20 mijë euro.

Sinjali mëson se të dyshuarit e kanë grabitur klienten e kësaj banke, duke ia marrë çantën me para dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti është denoncuar menjëherë në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, Policia tashmë ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, që do të ndihmojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Në lidhje me rastin, është vënën në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, derisa të sigurohet prezenca e të dyshuarve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img