2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Hajn, tërhiqe fletëpagesën”, pronari i një moteli kërcënon zyrtarin e KRM ‘Pastërtia’ në Ferizaj

Zyrtarët në institucione të ndryshme jo rrallëherë janë cak i kanosjeve serioze e sulmeve që në të shumtën e rasteve lidhen me detyrat e tyre zyrtare. Si pasojë e eskalimit të rasteve të tilla, nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të hënën, në Kompaninë Regjionale për Mbeturina “Pastërtia” SH.A., në Ferizaj, është themeluar, ku një zyrtar është penguar nga një qytetar, për shkak të një mosmarrëveshje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se zyrtari i kompanisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak se i dyshuari F.Sh., i cili është pronar i një moteli, kishte shkaktuar telashe në kompani, si pasojë e një ankese lidhur me mbeturinat.

Për shkak të mosmarrëveshjes mes tyre, i dyshuari përveç që e ka penguar zyrtarin gjatë kryerjes së detyrës, edhe e ka ofenduar dhe e ka paralajmëruar se do ta pësojë keq. Sinjali mëson se ndër të tjera ai i është drejtuar viktimës me fjalët “Hajn, tërhiqe fletëpagesën ose s’del shnosh”.

Posa rasti është denoncuar, Policia ka intervenuar, me ç’rast është i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrës zyrtare“.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img