-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

“Hajgare je kah bën a?”, si refuzoi Albin Kurti ta mbështeste Adem Demaçin për president, sipas Selatin Novosellës

Selatin Novosella, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Adem Demaçit, ka rrëfyer në Pressing në T7 për një rast në vitin 2011 kur veprimtari dhe intelektuali që vdiq pesë vjet më parë i kishte kërkuar tani kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta mbështeste në Kuvend për t’u bërë president.

Novosella tha se Kurti s’kishte pranuar që deputetët e LVV-së ta votonin atëherë Demaçin për shef të shtetit.

“Adem Demaçi me Albin Kurtin – që kjo është e vërtetë – kur është shtruar pyetja po-jo, që kanë dashur ta bëjnë bresident – dihet kush e pse, s’ka kurrfarë sekreti tash, në momentin e fundit kur është biseduar me Albinin, Adem Demaçi thotë ‘pasha bacën s’kemi nevojë me e zgjatë muhabetin, nëse jeni për t’u bë president, që s’po më vyen kurrgjë hiç – kështu i ka thënë – votat i qitni, jo-jo, po e mbulojmë”, rrëfeu Selatin Novosella.

Sipas tij, Kurti i kishte thënë se do ta votonin, por pa Hashim Thaçin kryeministër.

“Thotë (Kurti) ‘bac na votat i qesim edhe kemi qejf shumë me u bë president i Kosovës, por pa e propozu Hashim Thaçin kryeministër. Po t’i hajgare thotë je kah bën a? (Demaçi). ‘Forca kryesore është, votat ma së shumti i kanë ata dhe faktikisht strukturat kryesore sot janë me PDK-në dhe Hashim Thaçin. Unë s’jam ardhë me bë politikë’. E atëherë thotë unë votën nuk e qes”, tregoi Novosella.

“Po të ishin bashku votat e Vetëvendosjes me PDK-në e të tjerët, Adem Demaçi do të ishte bërë president”, tha ai.

Ndiqeni këtu rrëfimin e Selatin Novosellës për Adem Demaçin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img