-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hajeni këtë për drekë dhe humbni peshë shpejt pa u ndjerë të uritur

Ushqimi i shëndetshëm është çelësi për një humbje të suksesshme të peshës

Shumica kanë probleme t’i përmbahen ushqimit në kohën e drekës, periudhë në të cilën dëshirojnë të hanë ushqime me sasi të mëdha të karbohidrateve dhe sheqerit, e të cilat mund të shpijnë në shtim të peshës.

Pra, me pak përpjekje, humbja e peshës mund të arrihet nëse i kushtoni më shumë rëndësi shujtës së drekës, e cila shpeshherë shërben vetëm si armik i trupit tuaj.

Në fakt, një studim i fundit ka zbuluar se shujtat e zakonshme të drekës mund të përmbajnë deri në 30 lugë sheqer.

Prandaj, në vend se të zgjedhni ushqime si sandviçët, zgjedhni shujta të mbushura me fibra dhe proteina.

Kjo sepse fibrave u duhet më shumë kohë për t’u tretur, dhe në këtë mënyrë do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, ndërsa proteina jua mban nivelet e energjisë lart.

Kur zgjedhni çfarë të hani, synoni për 10 gramë fibra dhe minimumi 15 gramë proteina.

Kjo nuk do të thotë se kaloritë duhet të lihen mënjanë, por nëse konsumoni më shumë kalori sesa që digjni, atëherë ju do të shtoni peshë.

Mundohuni të mbani shënime se sa kalori i konsumoni çdo ditë, dhe synoni që 400-500 kalori t’i konsumoni gjatë kohës së drekës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img