1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Hajde të puthi”, qytetari ngacmon seksualisht një të mitur

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj një personi për ngacmim seksual.

Sipas njoftimit të prokurorisë i dyshuari e kishte ndjekur me biçikletë të miturën duke i thënë “Hajde të puthi”.

“I dyshuari G.P., e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë, dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalët “Hajde të puthi”, “Hajde afrohu”, e fjalë të tjera degraduese dhe poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babin e kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet ne drejtim te pa njohur”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit ndaj të dyshuarit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img