Site icon PrishtinaPress

“Hajde ta vallëzojna vallen me shamija” – Daja me lojtarët ia thojnë valles pasi fituan Kupën e Kosovës

Skuadra e Ballkanit ka arritur një tjetër sukses pas shpalljes kampion në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani e ka mposhtu Prishtinën pas penalltive në një ndeshje dramatike për t’u shpallur kështu fitues i Kupës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

Rezultati final deri në 90-minuta lojë ishte në 2:2, ku vazhdimet nuk sollën asgjë dhe fituesi u përcaktua në penallti, ku djemtë e Dajës ishin të saktë nga 11-metërshi.

Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja po vazhdon festën në ambientet e një lokali, ku shihen lojtarët stafi dhe trajneri duke vallëzuar me këngë popullore shqiptare.

https://paparaci.com/wp-content/uploads/2024/05/436430850_3760161480927802_645704402669542603_n.mp4?_=1

Exit mobile version