5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

“Hajde se do mësohesh”, gazetarja demaskon profesorin pedofil në Prizren

Pedofilia, ky fenomen kaq i tmerrshëm që ndodhet edhe brenda shoqërisë shqiptare, ishte një tjetër temë që u publikua në puntatën e parë të emisionit “Piranja” në Abc.

Skuadra e “Piranjave” ra në gjurmë të një pedofili 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues.

Për ta futur në grackë ‘Agjentja” e Piranjave, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që profesor Fazliu, fillimisht t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike, ku nuk kanë munguar as videot apo fotot të organeve të tij gjenitale.

Por superskuadra e “Piranjave” e ka të qartë misionin e saj, dhe për ta demaskuar profesorin pedofil, organizon një “ekskursion” i cili do të çonte Kejsin dhe shokët e “klasës” në Prizren.

Sapo mbërrin në Prizren agjentja e “Piranjave” prezantohet për herë të parë përballë Fazliut, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.

Por rrugës nuk do të mungojnë surprizat, pasi agjentja kërkon të hyjë në një lokal për nevojat e saj, e ndërsa Fazliu qëndronte jashtë, nga lokali del gazetarja e “Piranjave” Aida Topalli, e cila këtë herë i8 prezantohet zyrtarisht se gazetarja e emisionit investigativ.

Ndërsa gazetarja e pyeste se si ndihej që një person i moshës së tij për më tepër me një profesion mësues në të shkuarën, ju vardisej vajzave adoleshente, profesor Fazliu ka ikur si “lepur” ndërsa kërkonte të fikeshin kamerat. /ABCnews.al

VIDEO KËTU

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img