Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur një përplasje verbale me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.
Derisa ishte duke folur për grevën, Haradinaj i ka thënë Muratit që nëse do të flasë nga vendi le të urdhërojë në foltore, duke e lënë fjalën e tij në gjysmë.
“Mësimdhënësit e Kosovës shumica e tyre janë prindër dhe kanë fëmijë. A beson dikush që ata mësimdhënës prej qefit kanë nejt në shpi dhe i kanë lënë edhe fëmijët e tyre në shpi, a ka dikush që e beson këtë. Kjo pyetje e do një përgjigje të drejtë. Nga 2018 pagat nuk janë rritë, prej atëherë, vazhdon intenzivisht me u shtrenjtu jeta, jo veç për mësuesit por të gjithë të tjerët. Janë shtrenjtu produktet bazë, ushqimi. Hajde në foltore, urdhno a do në foltore?”, ka thënë Haradinaj, teksa ndërpreu fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka ndërhyrë duke ia tërhjekur vërejtjen ministrit që mos ta pengojë gjatë fjalës së tij deputetin Haradinaj./Prishtinapress/