Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka filluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Ismaili përmes një videomesazhi ka thënë se ka filluar një fushatë më ndryshe ku do ditëve të radhës do të shkojë me bujtë në disa lagje të Prishtinës e që këtë përvojë do ta filloj sonte me lagjën “Ulpiana”.
Këtë lloj të fushatës, Ismaili thotë se e ka filluar për faktin se është ndryshe që të flasësh për problemet e ndryshe me t’i përjetosh ato.