1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Hajdari: Shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të Postës dhe zyrtarit financiar, është bërë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrje Publike

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka njoftuar se Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të Postës ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv dhe zyrtarin financiar të saj.

Hajdari tha se shkarkimi është bërë në përputhje me ligjin për ndërmarrje publike.

“Sot Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës ka bërë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit kryesor financiar të saj. Ky shkarkim është bërë në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike dhe reagimi ishte i shpejtë me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje” deklaroi ajo para mediave, përcjell Telegrafi.

Hajdari theksoi se trendi i humbjes financiare në Postën e Telekomit të Kosovës ka vazhduar nga viti në viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img