-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hajdari në takim me delegacionin kroat, bisedojnë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka zhvilluar një takim zyrtar me ministrin për Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Davor Filipović dhe kolegë të delegacionit qeveritar kroat.

Hajdari tha se në këtë takim të pranishëm ishin edhe zv. ministri Mentor Arifaj dhe ambasadori Martin Berishaj.

“Në këtë takim diskutuam mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, përfshirë turizmin dhe bashkëpunimin institucional me shkëmbimin e praktikave të mira në zhvillim të sektorëve ekonomik dhe proceseve për reforma institucionale për integrim me të shpejtë në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Sipas saj, delegacioni kroat shprehën vullnetin dhe gadishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, duke ofruar përkrahjen politike dhe insitucionale në proceset e Kosovës drejt Integrimeve Evropiane.

“Me qeverisjen e mirë demokratike, reformat institucionale me avancimin e politikave dhe ligjeve për një ambient të përshtatshëm për të bërit biznes, po rritet besimi për bashkëpunime ekonomike me investime në Republikën e Kosovës, me vende të reja të punës dhe përmirësimin e bilancit tregtar”, shkroi tutje ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img