Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se gjendja e rezervave shtetërore është në nivel optimal.
Hajdari, gjatë fjalës së saj në kuvend, tha se kur e kishim marrur qeverisjen niveli dhe buxheti i rezervave shtetërore ishte shumë i dobët.
“Gjatë blerjes së rezervave shtetërore të mallrave nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, janë përfillur të gjitha procedurat ligjore dhe me kompetencë të plotë ju them se nuk është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës”.
“Buxheti i ndarë për rezervat shtetërore ndër vite për fat të keq kishte qenë fare simbolik ndaj qeveria e ka rritur buxhetin për rezervat shtetërore”, u shpreh Hajdari.
Mes tjerash, Hajdari tha se janë ndarë 15 milionë euro buxhet për rezervat shtetërore.
Në vitin 2022 e kemi rritur për 10 milionë euro buxhetin për rezervat shtetërore ndërsa për 15 milionë euro për 2023. Gjendja e rezervave shtetërore kur ne e kemi marrë qeverisjen ka qenë në nivel shumë të dobët ndërsa sot është në nivel optimal dhe për këtë mund të quhet si storje suksesi”, tha Hajdari.