Site icon PrishtinaPress

Hajdar Beqa e kërcënon drejtorin e bordit të “Ibër-Lepencit”: Do të kesh punë me mua

Ish-deputeti I PDK-së, Hajdar Beqa, dyshohet se e ka kërcënuar drejtorin e bordit të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”, Liridon Zogianin, pasditen e djeshme.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime brenda Prokurorisë se Zogiani e ka raportuar rastin në Polici, bashkë me mesazhin kërcënues të cilin ka thënë se e ka marrë nga Beqa.

Siç merr vesh Sinjali, arsyeja e kërcëmit është për shkak të auditimit të gruas së ish-deputetit, e cila punon në këtë ndërmarrje.

Zogiani në Polici e ka paraqitur edhe mesazhin e marrë në telefon nga Beqa, ku i thuhet: “Në qoftëse merresh me mua dhe familjen time, do të kesh punë personalisht me mua”.

Për rastin janë njoftuar njësitet relevante, derisa Policia thuhet se është duke e hetuar rastin.

Megjithatë, Beqa nuk është arrestuar nga Policia dhe nuk është marrë deklaratë nga ai për këtë rast.

 

Exit mobile version