-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hajdar Beqa deklarohet pas ngritjes së aktakuzës për përleshjen në Kuvend

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, deputetëve Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, lidhur me përleshjen fizike në seancën e Kuvendit të Kosovës.

I kontaktuar nga IndeksOnline, deputeti Hajdar Beqa ka thënë se është njoftuar nga mediet për ngritjen e aktakuzës dhe se nuk ka asnjë informatë zyrtare.

Ai thotë se deputetët e PDK-së kanë qenë të sulmuar nga qeveria dhe kjo ka ndodhur për herë të parë që, sipas tij, pjesëtarë të ekzekutivit t’i sulmojnë deputetët.

“Jemi viktime e rastit, kemi qenë të provokuar dhe ata kanë ardh me tërheq vëmendjen. Gjithçka ka qenë një skenar i qeverisë Kurti për zhvendosjen e vëmendjes nga afera “Zdravo”. Nëse dikush duhet të shpallet fajtor duhet të jetë Besnik Bislmi që ka sulmuar deputetët. Unë dhe deputetët tjerë të PDK-së jemi të pafajshëm”, ka thënë Beqa.

Më tutje, ai ka thënë se do ta respektojnë çdo vendim të organeve të drejtësisë.

Poashtu ai thotë se Prokuroria ka qenë dashur të ngrisë aktakuzë edhe ndaj pjesëtarëve tjerë të qeverisë që kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

Më poshtë njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Prishtinë përkitazi me këtë rast:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.B., H.B., M.L. dhe B.H., (deputetë të Kuvendit të Kosovës), lidhur me përleshjen fizike të dt. 13.07.2023, gjatë mbajtjes së seancës së rregullt plenare në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., M.L., H.B., ngarkohen për veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri H.B., gjithashtu ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, në këtë çështje penale për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të KPRK-së.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img