0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Hahn: Vitin e ardhshëm, zgjidhja përfundimtare Kosovë – Serbi

Komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn po shpreson që Kosova dhe Serbia do t’i mbyllin të gjitha mosmarrëveshjet deri vitin e ardhshëm.

Kështu të paktën ka deklaruar ai në një intervist për N1, duke theksuar që pret nga dy shtetet të arrijnë marrëveshjen e shumëpritur përfundimtare.

“Ne qëllimisht nuk u propozuam ndonjë datë. Bisedimet nuk janë të lehta dhe palëve u duhet tu jepet mundësia për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ligjore. Ashtu si i gjithë procesi, cilësia dhe shpejtësia janë të rëndësishmë”, tha Hahn.

Sipas komisionerit Hahn, dialogu është në të mirën e dy shteteve, sidomos në rrugën drejt BE-së.

“Në të kaluarën dëgjonim në Kosovë? Pse të flasim, kjo i shërben vetëm Serbisë. Por është në interes të Kosovës që të arrihet normalizimi me Serbinë”, thotë tutje ai.

Hahn komentoi edhe strategjinë e zgjerimit të BE-së të cilën e cilësoi si shumë pozitive për Ballkanin.

Komisioneri Hahn deklaroi se të gjitha shtetet që synojnë integrimit, duhet plotësuar kushtet e vendosura nga BE-ja.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img