1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hahn: Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Johannes Hahn ka folur mbi situatën në Balkan.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Johannes Hahn në një intervistë për median gjermane “Welt” ka folur mbi situatën në Balkan, transmeton Shqiptarja.

Në fjalën e tij, Hahn është shprehur se mes vendeve të rajonit përveç konflikteve ka edhe një kompeticion se kush do të ecë përpara më shpejt drejt BE-së.

Për një kohë të gjatë një hap para të tjerëve ishte Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa tani është Shqipëria dhe Maqedonia.

Ndër të tjera, komisioneri për Zgjerim ka folur edhe për Kosovën. I pyetur se çfarë konfliktesh fondamentale duhet të zgjidheshin në mënyrë që vendet e rajonit të bashkoheshin.

Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre. Në përgjithësi, ende duhet të bëhen përparime të konsiderueshme në të drejtat themelore. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, vendet e BE-së duhet të binden se pranimi premton më shumë stabilitet, tregje të reja dhe më shumë prosperitet për të gjitha palët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img