Për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn.
Ai ka thënë se një sjellje e tillë nuk pranohet në demokraci.
“E dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët kosovarë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Hahn.
Aktualisht Kuvendi është në pauzë për shkak të hedhjes së gazit për herë të dytë nga deputetët e VV-së.