Komisioneri i Bashkimi Evropian, Johannes Hahn i thotë ‘Die Welt’ se viti 2025 është vetëm synim për anëtarësimin e Serbisë e Malit të Zi në BE. Për shqiptarët ai thotë se vuajnë nga imazhi i tyre për avancimin drejt saj.
“Viti 2025 është vetëm një datë indikative, jo garanci. Ajo i detyron Shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe BE që të merren seriozisht me një anëtarësim, i cili premtohet prej vitesh”, kështu shprehet në një intervistë dhënë numrit të sotëm të gazetës gjermane ‘Die Welt’, Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, shkruan DW.
Hahn thekson më tej se, megjithatë datën e përmendur “vetëm ai që i plotëson njëqind përqind të gjitha kushtet politike, të shtetit juridik dhe kushtet ekonomike mund të anëtarësohet”. Me perspektivën e konkretizuar të zgjerimit në rajon krijohet një presion për motivim.
I pyetur për trajtimin e konflikteve të pazgjidhura kufitare midis shteteve ballkanike që duan të anëtarësohen në BE, në lidhje me Serbinë dhe Kosovën Johannes Hahn thotë se “Po të dojë të bëhet anëtare Serbia, ky vend duhet të lidhë me Kosovën një normalizim me një formë juridike detyruese. Marrëveshja duhet të jetë e gjerë, përfundimtare dhe detyruese në pikëpamje juridike”.
Në lidhje me momentin e fillimit të negociatave të anëtarësimit për në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Hahn i thotë ‘Die Welt’se “Komisioni Evropian do t’u rekomandojë së shpejti shteteve anëtare – me shumë gjasa deri në verë – që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë… Në fund të fundit do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin se kur do të nisin bisedimet e anëtarësimit”.
Franca, por para së gjithash Gjermania kanë rezerva të mëdha në rastin e Shqipërisë.
Shqiptarët natyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar”, thotë Hahn.
Por Shqipëria ka bërë “shumë veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar”, përfundon Johannes Hahn.