Po ashtu, në këtë letër Hahn ka theksuar se strategjia e re e për zgjerimin e Bashkimit Evropian përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe mbi të gjitha, mundëson anëtarësimin e të gjitha shteteve vec e vec në bazë të meritave nga reformat dhe përafrimi i politikave me BE-në.
Hahn ka bërë me dije që Bashkimi Evropian është i përkushtuar që t’i japë Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor perspektivë reale dhe të besueshme për anëtarësim në BE.
Këto deklarata Hahn i bëri në përgjigjen që i ktheu zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili i kishte dërguar komisionerit një letër duke qartësuar pozicionin e Kosovës në lidhje me strategjinë e re.
Hoxhaj kërkoi qasje të barabartë dhe gjithpërfshirëse në strategji për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, sikurse edhe një proces të drejtë të integrimit.