Sa i përket marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Komisioneri i Zgjerimit në BE, Johannes Hahn, vuri në dukje se zgjedhjet e parakohshme mund të ndryshojnë çdo gjë. Ai gjithashtu kritikoi sjelljen e qeverisë së Kosovës, i cili i fajësoi për dështimin e liberalizimit të vizave
“Kjo është lojë e njohur. Kur vendi nuk ecë përpara, zgjedhjet e parakohshme mund të ndryshojnë çdo gjë. Por, zgjedhjet nuk ndryshojnë problemet strukturore, apo zgjidhjen e kushteve të vëna nga BE’ja.
Mirëpo, ku u pyet për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës, Komisioneri ka thënë se marrëveshja për telekomunikacionin duhet të sjellë një dinamikë e re.
Ai rikujtoi se kushtet për Kosovën, në mënyrë që të merret liberalizimi i vizave janë të qarta dhe se vendi ka zbatuar 93 nga 95, duke përfshirë edhe ratifikimin në pritje të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.