“Tema e Kosovës është një temë e ndjeshme në Serbi, ne kemi publikuar strategjinë e re për zgjerim në të cilën kemi specifikuar se të gjitha shtetet që duan të bashkangjiten, fillimisht duhet të zgjidhin konfliktet dhe paqartësitë e tyre, dhe ata duhet ta dijnë që kjo vlenë edhe për Kosovën edhe për Serbinë, për këtë arsye është e nevojshme edhe formulimi i një marrëveshjeje juridikisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë, normalisht kjo do të kërkojë shumë takime mes palëve dhe opinioni serb duhet të përgatitet për një gjë të tillë. Presidenti i Serbisë në këtë rast po merr përgjegjësinë mbi vete mirëpo ai ka edhe rreziqet që e ngarkojnë atë”
Hahn shtoi që një gjë e tillë vlen edhe për Kosovën dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke potencuar se nuk duhet të ketë vetëm dialog pa ndonjë përfundim, por është shumë e rëndësishme që ky dialog të prodhojë diçka pozitive për të dy palët, dhe kjo është diçka jetike për përspektivën e Kosovës në BE.
“Shpresoj që autoritetet e Prishtinës ta kuptojnë që një gjë e tillë vlen edhe për ta, është e rëndësishme që Kosovës ti bëhet e qartë që bisedimet të kenë një epilog pozitiv dhe gjithashtu përspektiva e Kosovës në BE varet nga kjo” përfundoi Hahn.