1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Hagë: Avokati i viktimave interviston dëshmitarin e shtatë

Në Gjykatën Speciale po vazhdon të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë intervistimit nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, dëshmitari me kodin W-01236 ka folur për periudhën e luftës kur ai pretendon se ishte ndaluar, duke deklaruar se ende i vuan pasojat e ngjarjeve të luftës, dhe sipas tij, ka marrë edhe trajtim psikologjik për dy vjet në Zvicër.

Laws: Burgosja apo ky ndalimi pati ndonjë efekt psikologjik për ju, çfarë pasojash pati për ty dhe si i përjeton ti në jetën tënde të përditshme, si i kalon këto gjëra?

Dëshmitari: Shumë keq i kam përjetuar, i kam hala mendime të freskëta nuk më hiqen kurrë, më keq, më tmerr nuk ka.

Laws: Për shkak të këtyre vështirësive të është dashur të takosh ndonjë profesionist?

Dëshmitari: Po

Laws: A të kujtohet kur ka ndodhur, kur ke marr ndihmë mjekësore nga një profesionist për problemet psikologjike?

Dëshmitari: Kam dalë jashtë shtetit, kam mjekime vazhdimisht.

Laws: A ke takuar ndonjë psikolog, të kujtohet kur ka ndodhur?

Dëshmitari: Në Zvicër atje një dy vite kam shkuar vazhdimisht te psikologu por kujtimet nuk më hiqen i kam vazhdimisht.

Dëshmitari i mbrojtur ndër të tjera ka thënë se me 28 dhe 29 janar të vitit 2020 kishte dhënë deklaratë për ZPS-në.

Intervistimi nga prokurori Nathan Quick është bërë në seancë të mbyllur meqë sipas ZPS-së pyetjet lidheshin me një incident të veçantë përmes së cilit mund të identifikohet dëshmitari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img