Zyra e Prokurorisë së Specializuar së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net bastisjet në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, si dhe Bashkim Smakajt, ish-shef i AKI-së, njëherit ish-këshilltar i Thaçit.
Në përgjigjen e dhënë për Reporteri.net, zëdhënësi Christopher Bennett ka thënë se ZPS është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë.
Ai tutje ka theksuar se këto operacione po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett për Reporteri.net.
Burime për Gazeta Online Reporteri.net bëjnë të ditur se Blerim Shalës i është konfiskuar vetëm telefoni.
“Nuk i është bastisur shtëpia, por vetëm i është konfiskaur telefoni personal”, ka thënë ky burim për Reporteri.net.