“Do të luajë në Spanjë”, kështu i është përgjigjur një tifozi Erling Haaland në Marbella kur është pyetur për të ardhmen.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, po luan sezonin e fundit ndoshta në Bundesliga.
Agjenti i tij Mino Raiola e ka zbuluar se ai do të shkojë në njërën prej kliubeve më të mëdha në botë, duke përmendur disa emra.
Sido që të jetë, duket se Haaland e ka ndarë mendjen nëse do të qëndrojë në Bundesliga e të luajë në Bayern, nëse do të luajë në Premierligë te ndonjë gjigant anglez apo do të luajë në Spanjë.
Haaland duket se e ka të qartë, dëshiron të luajë në La Liga.
Të paktën këto janë fjalët e tij kur është pyetur në Marbella gjatë pushimeve për të ardhmen, dhe është përgjigjur: “Këtu në Spanjë”.
Real Madridi është favoriti numër një për të nënshkruar me njerin prej sulmuesve më premtues në botë.