Home Sport Haaland më në fund del para Messit, merr çmimin “Golden Player”

Haaland më në fund del para Messit, merr çmimin “Golden Player”

Erling Haaland është shpërblyer me çmimin “Golden Player Man” në ceremoninë e “Golden Boy 2023” në Torino.

Ky çmim u jepet lojtarëve më të mirë të moshës mbi 21-vjeç, i votuar nga një panel i specializuar, i cili këtë vit përfshinte Edwin Van Der Sar, Alessandro Costacurta, Samuel Eto’o, Andriy Shevchenko, Rui Costa dhe Pavel Nedved, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse Haaland u mposht nga Lionel Messi në ceremoni të ndryshme çmimesh në muajt e fundit, duke përfshirë “Topin e Artë 2023”, “Golden Boy” ndryshon në atë që çmimet shpërndahen bazuar në performancat në vitin kalendarik dhe jo në sezonin e kaluar.

Kjo do të thotë se triumfi i Messit në Kupën e Botës me Argjentinën nuk llogariti asgjë në vitin 2023, ndryshe nga “Topi i Artë”.

Ndërkohë, sulmuesi norvegjez ka shijuar një vit rekord në Premierligë. Kryesisht falë numrit të tij të theksuar të golave, Manchester City u bë vetëm skuadra e dytë që fitoi tripletën; Premierligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve në një sezon.

Para portës, Haaland ka qenë thjesht i pandalshëm. Deri tash, ai ka shënuar deri në 50 gola në të gjitha garat në vitin 2023. /Gazeta Express/

Exit mobile version