Erling Haaland ka pranuar për t’u transferuar te Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës. Kështu ka raportuar “The Athletic” këtë të martë.
Më herët u raportua se përfaqësuesit e lojtarit kanë rënë dakord me kushtet e ofruar nga klubi anglez.
Dhe tani, edhe sulmuesi norvegjez thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për këtë lëvizje.
Megjithatë, ende marrëveshja mes palëve nuk është finalizuar plotësisht.
Tani thuhet se do të diskutohet mes klubeve (Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit) për çmimin e lojtarit. Pastaj për komisionin që duhet t’i paguhet përfaqësuesve të lojtarit dhe afatin kohor të kontratës.
Megjithatë, mbyllja e marrëveshjes nuk besohet se do të jetë problem Dhe, sipas të gjitha gjasave, 21-vjeçari nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e “Qytetarëve”.